Një ditë e veçantë për fëmijët e mejtepit të mësim-besimit në xhaminë Shtoj i Ri
Nën kujdesin dhe mbështetjen e sektorit të arsimit pranë Myftinisë Shkodër, në xhaminë Shtoj i Ri, nën drejtimin e imamit dhe mësuesit H. Ervin Juku, u zhvillua një veprimtari e veçantë kushtuar fëmijëve të mësim-besimit.
Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor 2026-2027, fëmijëve iu shpërndanë falas çanta, pajisje dhe mjete shkollore, së bashku me disa dhurata simbolike, duke u përcjellë atyre një mesazh të bukur kujdesi, dashurie dhe inkurajimi në rrugën e dijes.
Aktiviteti u shoqërua edhe me një atmosferë festive, ku fëmijët kaluan çaste të gëzueshme së bashku, duke e kthyer këtë ditë në një kujtim të bukur për ta.
Kjo nismë është bërë e mundur falë mbështetjes së Myftinisë Shkodër dhe kontributit bujar të besimtarëve dhe dashamirësve, të cilët vazhdimisht dëshmojnë kujdes dhe përkushtim ndaj edukimit dhe brezit të ri.






