Bejtul-Hikme

(Shtëpia e Urtësisë)

Bejtul-Hikme

(Shtëpia e Urtësisë)

Në kohën kur Bagdadi ishte vendtakimi i dijeve të botës!

  1. Bejtul Hikme – Shtëpia e Urtësisë

Bejtul-Hikme në Bagdadin abasit, u shqua që nga fundi i shekullit të 8-të, dhe arriti kulmin e lulëzimit të tij gjatë sundimit të kalifit El-Me’mun në shekullin e 9-të.

Ai u bë një nga simbolet më të rëndësishme të jetës shkencore në Bagdad, që atëkohë u shndërrua në një nga qendrat më të rëndësishme të dijes dhe qytetërimit në botë.

  1. Njohuritë e botës në një bibliotekë të vetme

Bejt el-Hikme (Shtëpia e Urtësisë) përmbante një bibliotekë të pasur me libra dhe dorëshkrime, ku në të ishin mbledhur vepra nga trashëgimia greke, perse dhe indiane, që përfshinin filozofinë, mjekësinë, astronominë, matematikën dhe shumë fusha të tjera të dijes.

Nga kjo bibliotekë mori hov një lëvizje e gjerë përkthimi në gjuhën arabe.

  1. Pas përkthimit

Lëvizja shkencore nuk u ndal me përkthimin e veprave. Përkundrazi, tekstet e përkthyera iu nënshtruan shpjegimit, shqyrtimit kritik dhe rishikimit, e më pas u bënë bazë për kërkime dhe vepra të reja shkencore.

  1. Pse Bagdadi?

Në Bagdad u bashkuan mbështetja e gjerë politike, veprimtaria e gjallë në përkthim dhe autorësi dhe zhvillimi i prodhimit të letrës dhe të librave. Kësaj iu shtua edhe pozita e tij brenda një hapësire qytetërimi të lidhur me shumë qendra shkencore dhe kulturore.

Kështu, qyteti u shndërrua në një mjedis të favorshëm për shkëmbimin e dijes dhe për rikrijimin e njohurive të reja.

  1. Gjuha arabe në zemër të lëvizjes shkencore

Me zgjerimin e lëvizjes së përkthimit dhe kërkimit shkencor, gjuha arabe e tejkaloi rolin e saj si një mjet për transmetimin e dijeve të qytetërimeve të mëparshme.

Kështu që, ajo u bë gjuha e komentimit, kritikës, autorësisë dhe prodhimit të dijes, ku përmes veprave dhe ideve të shkruara në të, kjo dije u përhap në rajone dhe kultura të tjera.

  1. Një ndërprerje historike

Në vitin 1258, Bagdadi ra në duart e mongolëve, dhe bibliotekat e institucionet shkencore të qytetit u përballën me shkatërrimin!

Kjo ngjarje ishte një ndërprerje e thellë në historinë kulturore të Bagdadit, por nuk arriti të fshijë tërësisht atë që ishte grumbulluar me shekuj të tërë prej trashëgimisë shkencore dhe intelektuale.

AlJazzeraCulture

(www.facebook.com/AljazeeraCulture)