Pasditën e së hënës, më 15 maj 2017, në vijim të ciklit të ligjëratave në prag të Ramazanit 1438/2017, Myftinia Shkodër organizoi në oborrin e xhamisë së Tophanës një tubim të dobishëm me ligjërata të ndryshme mbi mirësitë dhe dobitë e Muajit të Ramazanit.
Sipas programit, u pezantuan ligjëratat e mëposhtme:
1. “Ramazani, si mundësi paqtimi me Zotin”, përgatitur nga imami i xhamisë “Ebu Bekër”, teologu Idmir Plaku.
2. “Nata e Kadrit, më e mirë se 1000 muaj”, përgatitur nga imami i xhamisë Parrucë, teologu Naim Drijaj.
Ndërkohë, për arsye shëndetësore mungoi teologu Adil Cukali, që ishte lajmëruar më parë në kalendarin e këtyre ligjëratave.
Në fund, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dha një mesazh për krejt qytetarët muslimanë, të cilët i ftoi të agjërojnë duke mos e konsideruar fenë si një rëndesë e barrë në jetë, por si një mundësi për përsosjen e mënyrës së jetesës, për të arritur dinjitetin e të qenurit njeri!
Stacioni i radhës do të jetë ditën e martë, më 16 maj 2017, në xhaminë e fshatit Kullaj, Postribë, sipas këtij programi:
E MARTË, 16 MAJ 2017, ORA: 18.00 – XHAMIA KULLAJ:
1. “Agjërimi, si trajnim edukues i karakterit të muslimanit”, Imam Muhamed B. Sytari.
2. “Ramazani, muaj i harmonisë islame”, teologi Ruzhdi Plangaj.
3. “Si ta shfrytëzoj Muajin e agjërimit?”, teologu Durim Kasemi.