Pasditën e së martës, më 16 maj 2017, në kuadër të ciklit të ligjëratave në prag të Ramazanit 1438/2017, Myftinia Shkodër organizoi në oborrin e xhamisë së fshatit Kullaj një aktivitet të dobishëm me ligjërata të ndryshme mbi vlerat e Muajit të Ramazanit në edukimin e individit, familjes dhe shoqërisë, si dhe mënyrat e shrytëzimit të kohës gjatë këtij muaji.
Atmosfera e këtij tubimi, shoqëruar nga bukuria e natyrës dhe ambientet e reja të xhamisë, ia shtuan edhe më shumë madhështinë këtij aktiviteti me vlerë.
Imamët e nderuar trajtuan me shumë pjekuri temat e tyre të mbushura me argumente dhe momente reflektimi, sikurse u theksua domosdoshmëria e shfrytëzimit të Ramazanit si një muaj ndryshimi dhe përmirësimi i cilësisë së jetës.
Sipas programit, u pezantuan ligjëratat e mëposhtme:
1. “Agjërimi, si trajnim edukues i karakterit të muslimanit”, Imam Muhamed B. Sytari.
2. “Ramazani, muaj i harmonisë islame”, teologi Ruzhdi Plangaj.
3. “Si ta shfrytëzoj Muajin e agjërimit?”, teologu Durim Kasemi.
Stacioni i radhës do të jetë ditën e mërkurë, më 17 maj 2017, në xhaminë e fshatit Oblikë, Ana e Malit, sipas këtij programi:
E MËRKURË, 17 MAJ 2017, ORA: 18.00 – XHAMIA OBLIKË:
1. “Agjërimi dhe forcimi i marrëdhënieve familjare”, teologu Lavdrim Hamja
2. “Ramazani, muaj i qetësisë shpirtërore”, teologu Adrian Uraj
3. “Edukata e agjëruesit: Unë jam agjërueshëm!”, teologu Ervil Kuçi