Pasditen e së martës, më 15 gusht 2017, Myftinia Shkodër nisi trajnimin treditor të haxhilerëve të sivjetshëm të Shkodrës, të cilët do të nisen pas pak ditësh drejt vendeve të shenjta për kryerjen e haxhit të këtij viti.
Në fjalën e tij të hapjes, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari uroi të gjithë të pranishmit për nijetin dhe sakrificën e këtij viti.
Myftiu tha se haxhi, si adhurim ka një vlerë të madhe në jetën e muslimanit, si një mundësi pastrimi dhe kthimi nga besimi dhe origjina e pastër humane.
Trajnimi i haxhilerëve të sivjetshëm do të realizohet nga imami Ruzhdi Plangaj, i cili do të japë udhëzimet e duhura për grupin e haxhilerëve të Shkodrës.
Prej disa vitesh, trajnimi i haxhilerëve të Shkodrës është kthyer në një traditë të dobishme që i ndihmon haxhilerët në kryerjen me rregull të ritualeve të umres dhe haxhit.