Ditën e martë, më 24 tetor 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune me stafin e Myftinisë, ku u diskutua mbi disa problematika të punës së përditshme të Myftinisë Shkodër dhe shfrytëzimit të vakëfeve të shenjta.
Fillimisht, Myftiu kërkoi shpjegime për vonesën e shkaktuar për shfrytëzimin e vakëfeve në Zdralej, ku Myftinia Shkodër është pronare legjitime e disa vakëfeve.
Tregu i madh, pastrimi i të cilit po mbahet peng abuzivisht nga burokracitë e Bashkisë Shkodër, si dhe pjesa e vakëfit bri Qendrës Tregtare, që keqpërdoret nga zaptuesi Muharrem Goka. Disa herë Myftinia Shkodër ka tentuar të vërë në efiçencë vakëfin e saj në atë zonë, por është përballur me pengesa të pakuptueshme, që kanë çuar deri në konflikte të patolerueshme fizike.
Myftiu udhëzoi që pa humbur kohë, të shfrytëzohet pjesa e vakëfit pranë QT, si dhe të nisë marrja e qerave të krejt shitësve që shfrytëzojnë tregun e Zdrales, mbi vakëfin e Myftinisë Shkodër, derisa të kryhet shpërngulja e plotë e atij treg, që i lejon Myftinisë fillimin e punës për ndërtimin e Qendrës Tregtare bashkëkohore, që ka prej gati një viti të gjitha lejet zyrtare.
Në këtë takim u diskutua edhe mbi çështje që lidhen me rininë, botimet etj.