Myftiu: “Harmonia fetare, vlerë qytetëruese!”

Ditën e hënë, më 25 dhjetor 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vizitoi Kishën Ortodokse dhe Arqipeshkvinë e Shkodrës për të uruar drejtuesit e tyre me rastin e festës.

Gjatë urimeve të tij, Myftiu theksoi se bota sot, është mbërthyer nga pasiguria, dhuna, arroganca, shkatërrimet, shkelja e të drejtave dhe shtypja dhe shembulli më i mirë është Palestina martire.

Myftiu uroi që festat fetare të shërbejnë për afrimin e njerëzve me vlerat e besimit dhe largimin nga padrejtësitë, shkelja e shenjtërive dhe abuzimi me to, respektimi i jetës dhe pasurisë, si dhe angazhimi për ruajtjen e harmonisë fetare kudo në botë, si një vlerë qytetëruese që e mbron njeriun nga devijimi.