Në vazhdën e ciklit të mexhliseve të hadithit me temë: “Zekati i diturisë”, ditën e enjte, më 11 janar 2018, pas namazit të akshamit në xhaminë e Medresesë u zhvillua tubimi i radhës.
Në emër të organizatorit, fjalën e rastit e mbajti teologu Arben Halluni, përgjegjës i sektorit të arsimit dhe medias në Myftininë e Shkodrës.
Më pas, teologu Gilman Kazazi lexoi dhe komentoi pesë hadithet e broshurës së botuar me këtë rast. Ai u ndal në secilin prej këtyre haditheve, duke vënë në dukje dobitë dhe vlerat e secilit prej tyre.
Me mbarësinë e All-llahut, këto mexhlise me dobi do të vijojnë deri në fund të këtij programi, përgjatë muajit janar 2018.