Të dielën, më 04 shkurt 2018, Myftinia Shkodër përmes sektorit të arsimit organizoi në xhaminë Kullaj aktivitetin e radhës me temë : “Të mësojmë dhe të argëtohemi” me nxënësit e kësaj xhamie dhe nxënësit e kurseve fetare të xhamisë Dragoç.
Në këtë aktivitet drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, gjatë takimit me nxë nësit u mbajti një bisedë fetare, ku u foli për vlerën që ka zhvillimi i mësim-besimit, për njohuritë kryesore të Islamit dhe për ekukimin e brezave sipas frymës tradicionale islame, besimit dhe moralit që duhen të karakterizohen me përkushtimin ndaj Zotit xh.sh, dashurinë dhe harmoninë më të gjithë njerëzit dhe krijesat e Tij.
Teologu Halluni falënderoi mësuesit dhe njëkohësisht imamët e dy xhamive, Kullaj dhe Dragoç, Ardin Selhani dhe Shkëlqim Sykja për angazhimin e vazhdueshëm në edukimin e brezave të ri si dhe për gjallërimin e xhamive me veprimtari të ndryshme islame.
Sipas programit të aktivitetit u zhvillua një konkurs fetar në bazë të njohurive të larmishme qe marrin gjatë procesit mësimor, biseda në mes nxënësve, shëtitje si dhe lojëra sportive.