
Njoftim!
Të nderuar prindër!
Ju njoftojmë se për të katërtin vit radhazi, Myftinia Shkodër risjell Kursin Veror intensiv të shumëpritur nga fëmijët tanë, “Buz’qesh 2025”.
Kursi do të jetë 3-javor dhe zhvillohet në datat 16 qershor- 4 korrik 2025, për fëmijë të moshave 6-11 vjeç, nga ora 09.00 deri në 12:30, në ambientet e xhamisë “Ebu Bekër”.
Ky kurs i veçantë për fëmijët është një kombinim i përsosur mes mësimit dhe argëtimit, duke siguruar një eksperiencë të paharrueshme për ta. Ai do të përqendrohet në edukimin e fëmijëve tanë me vlerat islame.
Si përherë, nuk do të mungojnë veprimtaritë krijuese vetjake dhe në grup, lojërat zbavitëse të organizuara, si dhe miq të rinj dhe buzëqeshje të pafundme.
Kursi zhvillohet nën drejtimin e sektorit arsimit, pranë Myftinisë Shkodër dhe nën kujdesin e mësuesve, znj. Zamira Bushati, teologe dhe znj. Almeda Tusha, psikologe.
Regjistrimet kanë filluar dhe do të vazhdojnë deri më datën 16 qershor 2025.
Për regjistrime na kontaktoni në:
0 67 40 868 07
Adresa:
Xhamia “Ebu Bekër”, Fushë Çelë, Shkodër.