Paraditën e së hënës, më 14 maj 2018, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi një takim këshillimor me imamët kryesorë të qytetit, me të cilët diskutoi mbarëvajtjen e aktivitetit fetar dhe shërbimeve në xhami përgjatë Muajit Ramazan 1439.
Myftiu tha se është e domoadoshme që të ruhet harmonia dhe fryma e vëllazërisë nëpërmjet angazhimeve të shumta që kanë imamët me xhematin, sidomos në namazin e faljen e 20 relateve të namazit të teravisë, respektimit të kalendarit zyrtar të orareve të adhurimeve ditore, lutjet, mexhlisi i Hatmes Sherife, etj.
U diskutua edhe mundësia e qarkullimit në xhami të ndryshme, sipas një grafiku që i shërben larmisë së jetës fetare në xhamitë e qytetit dhe fshatit gjatë këtij Muaji.
Myftiu falënderoi imamët për sakrificat e tyre dhe u lut për mbarësinë e secilit në shërbimet plot përkushtim gjatë Muajit Ramazan 1439.