Paraditën e së mërkurës, në kuadër të aktiviteteve verore me nxënës të kurseve tona fetare, u zhvillua një vizitë në bibliotekën e qytetit.
Me këtë rast, nxënësit patën mundësi të vizitojnë disa nga ambientet e shtëpisë së librit, si dhe të mësojnë nga shpjegimet e punonjëses së këtij institucioni, znj. Sidita Halluni.
Më pas, nxënësit vizituan edhe xhaminë e Parrucës, ku patën mundësi të dëgjojnë edhe një këshillë nga imami i kësaj xhamie, teologu Naim Drijaj.
Në fund të aktivitetit, teologu Arben Halluni falënderoi pjesëmarrësit dhe shpërndau certifikatat për xhamitë e përfshira në këtë projekt të larmishëm.