Vizitë e studentëve seminaristë italianë në xhaminë e Parrucës

Vizitë e studentëve seminaristë italianë në xhaminë e Parrucës

Ditën e djeshme, më 31 korrik 2025, një grup studentësh seminaristë nga Italia, të shoqëruar nga dom Emilio Valente, zhvilluan një vizitë miqësore në xhaminë e Parrucës në Shkodër.

Vizita u realizua në kuadër të nismave ndërfetare dhe kulturore që synojnë ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve fetare dhe njohjen me njëri-tjetrin. Studentët u pritën nga imami i xhamisë së Parrucës, H. Durim Kasemi, i cili i njohu të studentët me historikun e xhamisë së Parrucës, rëndësinë e saj për komunitetin mysliman, si dhe me parimet bazë të fesë islame.

Gjatë bashkëbisedimit, u shkëmbyen mendime mbi rolin e besimeve në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të paqshme. Takimi u karakterizua nga një atmosferë respekti dhe vëmendjeje reciproke, duke treguar se dialogu ndërfetar është dhe mbetet një vlerë e rëndësishme për shoqëritë bashkëkohore.

Kjo vizitë përbën një shembull frymëzues të bashkëjetesës fetare në Shkodër dhe dëshmon për hapjen dhe mikpritjen tradicionale të komunitetit mysliman ndaj vizitorëve që shfaqin interes për njohjen e Islamit dhe trashëgimisë sonë kulturore.