Me ftesë të Myftinisë Shkodër, ditën e xhuma, më 3 qershor 2016, prijësi i Qendrës së Bashkuar Islame të Arizonës, ShBA, Imam Didmar Faja, ka mbajtur hytben e xhumasë në xhaminë e Parrucës.
Në fjalën e tij, Imam Didmar Faja dha disa mesazhe dhe këshilla që lidhen me vlerën dhe madhështinë e agjërimit të Ramazanit, si një mdër adhurimet më të veçanta në Islam.
Imami i nderuar iu referua haditheve të shumta, prej ku vlerësohet sakrifica e besimtarëve dhe shpërblimi që do ë marrin në këtë jetë dhe në të ardhmen.
Gjatë hytbes së tij, Hoxha i nderuar shkodran me aktivitet në ShBA dhe Meksikë, tha se një numër i madh personash në shtete të ndryshme të Amerikës dhe në Meksikë, po interesohen për Islamin dhe po e pranojnë si fenë e tyre.
Njëkohësisht, ai bëri thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të palëkundur në fenë e tyre islame, sepse ajo ua shton dinjitetin e tyre edhe në komunikimin jashtë trojeve shqiptare, si një model për t’u ndjekur në perëndim.