Ashtu siç është bërë traditë shekullore, edhe këtë vit, Myftinia Shkodër organizon mexhlisin e Hatmes Sherife, duke filluar nga dita e parë e Ramazanit, deri në përfundim të leximit të plotë të Kur’anit Famëlartë, ditën që i paraorin Natës së Kadrit.
Edhe këtë vit, ceremonia kryesore e Hatmes Sherife në Shkodër, zhvillohet në xhaminë e Parrucës, pas namazit të iqindisë, ku prezantojnë imamë dhe besimtarë, që ndjekin me shumë kënaqësi këtë aktivitet shpirtëror, në shoqërinë e leximit të Fjalës së All-llahut (xh.sh).
Mexhlisi i Hatmes drejtohet nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, së bashku me imamët e nderuar: Lavdrim Hamja, Naim Drijaj, Durim Kasemi, Ervil Kuçi, studenti Hafiz Ensar Ismalaj, si dhe me pjesëmarrjen e dy hafizëve të ardhur nga Turqia, për të gjallëruar jetën fetare në Shkodër, me rastin e Muajit Ramazan.
Myftinia Shkodër ju fton ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të përfitoni maksimalisht nga begatia e këtij mexhlisi mubarek.