Ditën e shtunë, më 30 mars 2019, Myftinia Shkodër organizoi në xhaminë e fshatit Shtoj i Ri një mbrëmje fetare me temë: “Pastërtia është gjysma e besimit”, ku ligjëruan teologët Ardit Hoxha, imam i xhamisë Shirokë dhe Durim Kasemi, imam i xhamisë Parrucë.
Ligjëruesit hodhën dritë mbi vlerën e pastërtisë në Islam, bazuar në ajetet dhe hadithet e shumta, që nxisin dlirësinë e zemrës, pastërtinë e trupit e rrobës, ushqimit e pijes, zemrës e nijetit.
Imamët e nderuar dhanë këshilla të dobishme, që lidhen me ngritjen shpirtërore të besimtarëve dhe rritjen e tyre në raport me urdhëresat e shumta fetare, që janë shpallur për ta nxjerrë njeriun nga errësira e hutimit dhe mosbesimit, në dritën besimit dhe pastërtisë, për të jetuar me dinjitet dhe krenari.