Pasdrekën e së xhumasë, më 29 mars 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një inspektim, për të parë nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e minares së re në Milan-Rrasek të Postribës.
Minareja e re dhe sistemimi i oborrit të kësaj xhamie, pritet t’i japë edhe më gjallëri kësaj qendre, që frekuentohet rregullisht nga besimtarët e lagjes dhe kalimtarët e ndryshëm.
Myftiu vlerësoi angazhimin e besimtarëve, që po punojnë dhe ndihmojnë vullnetarisht për ta kryer sa më mirë dhe në mënyrë që muaji Ramazan ta gjejë të plotësuar edhe xhaminë e Milan-Rrasekut.
Myftiu falënderoi z. Sait Milani dhe bashkëpunëtorët e tij, për angazhimin e madh dhe përkushtimin ndaj xhamisë dhe projektit të ri, që pritej prej kohësh prej të gjithë besimtarëve të Postribës dhe më tej.
Myftinia Shkodër falënderon përzemërsisht kontributet bamirëse të vëllezërve të shumtë, që asnjëherë s’janë kursyer për realizimin e projekteve të dobishme dhe në ndihmë të xhamisë dhe gjallërimit të saj!