Iftari në vetvete, përveçse një prag kufiri, që ndan agjërimin nga rutina e përditshme, kryesisht në raport me ushqimin dhe pijen, është edhe një mundësi e shtimit të ftesave ndër të afërm, miq e dashamirë.
Në sofrat e iftarit, përherë është dëshmuar vëllazëri e harmoni në mesin e besimtarëve dhe të ftuarve të ndryshëm, me të cilët ndajmë këtë moment të rëndësishëm të ditës së agjërimit.
Edhe gjatë këtij Ramazani, kudo nëpër Shkodër ndjehet atmosfera e besimit, leximi i Kur’anit, sofrat e iftarit, ligjëratat dhe bamirësitë.
Në këtë atmosferë, mbrëmjen e së shtunës, më 11 maj 2019, stafi i Myftinisë Shkodër ishin të ftuar më sofrën bujare të Shoqatës “Istanbul”, ku u dëshmua fryma vëllazërore dhe mirënjohja e ndërsjellët në mesin e pjesëmarrësve.
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari ndau urimet e këtij Muaji, si dhe urimet më të mira për mbarësi dhe suksese, me kryetarin e Shoqatës “Istanbul”, z. Ridvan Seferaj dhe drejtorin e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, z. Kujtim Dervishi, sikurse u lut për pranimin e adhurimeve dhe lutjeve.