Ditën e martë, më 21 maj 2019, në kuadër të aktiviteteve bamirëse që karakterizojnë Muajin e begatë të Ramazanit, Fondacioni “Mirësia” në bashkëpunim me Myftininë Shkodër, mundësoi shpërndarjen e “Shportës së Ramazanit” për fëmijët e xhamive Krye-Bushat dhe Mjedë.
I pranishëm në shpërndarjen e kësaj mirësie ishte edhe drejtori i fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, si dhe përgjegjësi i arsimit në Myftininë e Shkodrës, teologu Arben Halluni.