Të xhumanë e ardhshme hap dyert xhamia e re në Draçin

Ditën e xhuma, më 12 korrik 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, inspektoi nga afër xhaminë e re të lagjes Draçin, frut i bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër dhe Fondacionit “Mirësia”.

Xhamia e re e lagjes Draçin, e ndërtuar mbi të njëjtin vakëf, ku ndodhej edhe më parë, pritet të përurohet ditën e xhuma, më 19 korrik 2019, duke sjellë një gëzim të shumëpritur për muslimanët e zonës.

Gjatë inspektimit të kësaj dite, Myftiu shprehu kënaqësinë e tij për arritjen e realizimit të këtij projekti, që pajis edhe lagjen muslimane të Draçinit me xhaminë e saj, në kuadër të qëllimit të madh të pajisjes së çdo lagjeje muslimane me xhaminë e vet.