Paraditën e së enjtes, më 1 gusht 2019, në një atmosferë të begatë, në shoqërinë e tekbireve nga minaret e xhamisë së Parrucës dhe besimtarëve të shumtë që kishin dalë për t’i përshëndetur, u nisën drejt vendeve të shenjta haxhilerët shkodranë të këtij viti.
Përpara mediave të pranishme, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, uroi besimtarët që udhëtojnë për të kryer ritualet e Haxhit të sivjetshëm, duke e konsideruar këtë udhëtim si një bekim të madh për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.
I pranishëm në këtë event ishte edhe Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, imamë të xhamive të qytetit e fshatit, familjarë e dashamirë.