Paraditën e së mërkurës, më 31 korrik 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, takoi një grup prej imamëve teologë, me të cilët diskutoi për aktivitetin e Kurban Bajramit të sivjetshëm.
Myftiu theksoi se është me shumë rëndësi që të vlerësojmë këto ditë të çmuara të adhurimit dhe lutjes, për të ftuar njerëzit drejt besimit, si dhe për t’i shërbyer besimtarëve.
U diskutua plani i Myftinisë Shkodër për ceremoninë e ditës së Kurban Bajramit, sikurse u kërkua angazhimi maksimal për këtë peirudhë, në të cilën vizitorë të shumtë vijnë në Shkodër dhe kanë dëshirë të hyjnë në xhamitë tona, të pyesin e të marrin qetësi e paqe.
Myftiu foli edhe për organizimin e haxhilerëve të Shkodrës për këtë vit dhe uroi mbarësi e suksese për imamët, besimtarët dhe qytetarët e Shkodrës.