Paraditën e së enjtes, më 31 tetor 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt drejtorin e Fondacionit “Mirënjohja”, z. Samed Shehu, që shoqërohej edhe nga ing. Khalid El-Ensari nga Kuvajti, përfaqësues i donatorit për ndërtimin e xhamisë së madhe në lagjen Kiras.
Pas vizitës zyrtare, vizitorët e nderuar, të shoqëruar edhe nga Myftiu dhe stafi i tij, zhvilluan një inspektim të detajuar, për të parë nga afër nivelin e punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e kompleksit të ri islam në lagjen Kiras, që do të jetë një qendër e rëndësishme e aktivitetit të Myftinisë Shkodër, si dhe një pikë referimi për Kirasin, lagjen e madhe muslimane të Shkodrës.