Njoftim për solidaritet!

Myftinia Shkodër, ju fton në istigfare e lutje drejtuar Zotit të Vetëm të gjithësisë, All-llahut të Madhëruar!

Sikurse njofton se, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka hapur fushatën e solidaritetit me të prekurit nga tërmetet e ditës së sotme.

Kësisoj, duke nisur nga dita e sotme dhe deri ditën e xhuma, në të gjitha xhamitë e Shkodrës do të mblidhen fonde bamirësie për njerëzit në nevojë, të prekurit e tërmeteve dhe të pastrehët.

Myftinia Shkodër fton drejt paqtimit me Zotin e gjithësisë, pendimit nga haramet, korrupsioni e ateizmi materialist, propaganda e të cilit ka arritur majat e shfrenimit e devijimit në këto ditë!

Tërmetet dhe krejt fenomenet natyrore janë në dorën e Zotit dhe drejtimin e Tij, jo ndryshe, siç dëgjojmë nga propaganda e devijuar ateisto-natyraliste!

Prandaj, të kthehemi nga Zoti i botëve dhe t’i biem lanet shejtanit, sepse shejtani është armik i hapur i racës njerëzore!