Ditën e xhuma, më 13 nëntor 2020, në përkujtim të 30 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit, ditës së paharruar të 16 nëntorit 1990, Myftinia Shkodër organizoi faljen e xhumasë përkujtimore të kësaj dite në xhaminë e Plumbit.
Besimtarë të shumtë të ardhur enkas për të falur xhumanë përkujtimore në xhaminë e Plumbit, dëshmonin me praninë e tyre, madhështinë e besimit dhe triumfit të besimit në Zot ndaj çdolloj përpjekjeje për t’i larguar njerëzit nga besimi dhe feja.
Hytbeja e kësaj xhumaje u mbajt nga kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili ndër të tjera theksoi se: Është bërë traditë, tashmë, mbajtja e hutbes në vendin ku u mbajt “hutbeja e lirisë” 30 vite më parë, pas rikthimit të lirisë së besimit në Shqipëri.
Një nga komponentët më të rëndësishëm të lirisë së njeriut, është liria për të besuar, theksoi Kryetari Spahiu.
Ai i bëri thirrje rinisë për të rritur shkallën e njohjes së të shkuarës, me qëllim që ajo të mos përsëritet më kurrë.
Hytbeja e plotë: https://www.facebook.com/100006346868517/videos/2734473010107568/