Paraditën e së enjtes, më 4 mars 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, takoi imamët e zonës Ana e Malit, me të cilët diskutoi rreth aktivitetit dhe problematikave të jetës fetare e sociale.
Myftiu falënderoi imamët për përkushtimin e tyre në ruajtje të frymës së vëllazërisë dhe harmonisë islame, si dhe udhëzoi ruajtjen e traditave islame dhe përqendrimin tek brezi i ri dhe sfidat e edukimit.
Imamët e xhamive: Xhaferraj, Alimetaj, Velinaj, Zues, Shirokë, etj., shfaqën shqetësimet dhe mendimet e tyre në lidhje me aktivitetin dhe nevojat që ka zona dhe besimtarët.
U vlerësua roli i imamëve të Anës së Malit në gjendjen e tyre pranë njerëzve, në të mirë e në të keq, duke u dëshmuar si prijës të urtë dhe udhërrëfyes në shërbim të komunitetit.