Nën përkujdesjen plot përkushtim të mirëmbajtësit të xhamive, Haxhi Denis Tula, një punë e mirë dhe me dobi për pastrimin e pemëve dhe çinarit, sapo nisi në lulishten e xhamisë së Tophanës!
Ardhja e Muajit Ramazan, na frymëzon për të punuar me të gjitha mundësitë për përgatitjen e xhamive, bahçeve dhe ambienteve të tyre për të shijuar këtë bekim të madh hyjnor që është nisur drejt nesh!
Bëhuni pjesë e kësaj tradite shekullore, që duhet ta ruajmë e ta përcjellim edhe tek brezi i ri: Të bëhemi gati me pastrim të jashtëm e të brendshëm, të dukshëm e të fshehtë, për pritjen e Muajit që na mbush me dritë e shpresë, na sjell mëshirë e falje, që Zoti i gjithësisë ka premtuar për besimtarët!
Allahu e begatoftë!