Ditën e enjte, më 1 korrik 2021, në zonën turistike të Razmës, u zhvillu programi veror i aktiviteteve të larmishme “Mësojmë dhe argëtohemi”, me pjesëmarrjen e rreth 60 nxënësve të kurseve fetare/mejtepeve të xhamive Shirq-Mushan, Mes-Myselim dhe Oblikë, nën shoqërimin e mësuesve Kujtim Cufaj, Fatmir Sula dhe Nadi Braqi.
Teologu Arben Halluni, drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër pasi i uroi mirëseardhjen nxënësve të kurseve fetare në këtë veprimtari arsimore-argëtuese të radhës u mbajti një bisedë të shkurtër me vlera edukative dhe me këshilla mjaft të dobishme për këtë brez të ri që kërkon vëmendjen dhe kujdesin e të gjithëve.
Më pas, programi vijoi me zhvillimin e një konkursi, biseda brenda grupeve, lojëra të ndryshme sportive, shëtitje në natyrë etj.
Programi i aktiviteteve “Mësojmë dhe argëtohemi”, do të vijoi me të tjera xhami gjatë periudhës së verës.
Këto aktivitete të larmishme vijnë në kuadër të traditës së përvitshme për shfrytëzimin e stinës së verës për mësim, edukim e eksplorim të natyrës së vendlindjes.