Myftiu i Shkodrës: “Gratë janë amaneti i Zotit në tokë dhe i kemi dhënë besën Zotit t’i respektojmë ato”

Nga minberi i xhamisë së lagjes Dërgut në qytetin tonë, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, gjatë hytbes së xhumasë më 26 nëntor 2021, u ndal te tematika e pozitës së gruas në Islam që 15 shekuj më parë.

Myftiu tha se figura dhe pozita e gruas duhet të nderohet, respektohet dhe të lartësohet, sepse ato janë amanet i Zotit në tokë dhe porosi e vlerësim i veçantë i Pejgamberit Muhammed (a.s).

“Tërheqja e vëmendjes nga Profeti (a.s), për ta ngritur gruan nga pozita e asgjësë si dhe nga nëndheu, për ta ngritur në qiell të shtatë, është një mirësi dhe bekim i madh, me të cilin ai, i dërguari i Zotit erdhi për të na treguar dhe mësuar fenë e Allahut (xh.sh). Dhe në këtë rrugë i kemi dhënë besën Zotit Madhniplotë për t’i respektuar ato, por edhe për t’u dashur në mesin tonë…”.

Imam Muhamed Sytari, në vijim të hytbes bëri thirrje, që të ndahemi një herë e mirë nga modelet e injorancës dhe përpjekjet që bëhen ditë e natë për ta ndarë gruan islame nga morali i fesë dhe pastaj për ta bërë familjen të degraduar e të shthurur, ku ushtrohet dhuna, divorci, shkatërrimi i tabanit të shqiptarit etj, etj.

Kujtojmë se nga xhumaja e datës së 19.11.2021 dhe për tre javë, me udhëzim të Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari në të gjitha xhamitë e Shkodrës po mbahen predikime dhe ligjërata rreth pozitës së lartë familjes, edukimit të fëmijëve dhe vendit të gruas në Islam, që 15 shekuj më parë, si dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë për t’u distancuar nga dhuna në familje, keqtrajtimi i fëmijëve, keqedukimi dhe lënia pas dore e arsimimit të tyre.

Hytbeja e plotë: