Filloi Kursi Veror “Buz’qesh”

Ditën e hënë, më 20 qershor 2022, në ambientet e Qendrës Kulturore të Myftinisë Shkodër, filloi Kursi Veror, me pjesëmarrjen e rreth 30 fëmijëve të moshave 7 deri 10 vjeç.

Kursi Veror i organizuar nga Myftinia Shkodër, është një platformë e re e cila fokusohet në edukimin me dashurinë ndaj Krijuesit të gjithësisë, përmban aktivitete psiko-edukative përmes interaktivitetit dhe lojëra kreative përmes artit. Krahas kësaj do të zhvillohen edhe pikiniqe, veprimtari kulturore, si dhe një herë në javë do të ketë mësim dhe argëtim në mjediset e xhamisë “Ebu Bekër”.

Në hapjen e këtij Kursi Veror, mori pjesë, teologu Arben Halluni, drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, i cili gjatë fjalës përshëndetëse, i uroj mirë se ardhjen fëmijëve/nxënësve në këtë aktivitet me karakter edukativ dhe zbavitës. Ndërkaq, teologu Halluni falënderoi bashkëpunimin e mësueseve  të përkushtuara të këtij Kursi Veror, koordinatoren, teologen Zamira Bushati (Puka), znj. Admira Guri, psikologe dhe znj. Almeda Tusha, psikologe.