Imamët: “Të shtohen aktivitetet e larmishme për rininë muslimane!”

Pasditen e së enjtes, më 27 tetor 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune me një grup imamësh të qytetit dhe të fshatit.

Në qendër të takimit ishte domosdoshmëria e rritjes dhe përmirësimit të aktivitetit thirrës, sidomos me rininë muslimane, në rrethanat e reja të shtimit të numrit të rinisë muslimane shkodrane, që po frekuenton xhamitë, sidomos për namazin e xhumasë dhe vaktet kryesore të ditës.

Unë diskutua mbi nevojën e madhe të gjallërimit të sektorit të rinisë dhe atij të arsimit, me qëllim rritjen e aktiviteteve dhe evidentimin e tyre publikisht.

Njëkohësisht, u kërkua vazhdimi i ciklit të derseve të së enjtes, pas akshamit, si një lëvizje e goditur që po tërheq vëmendjen e besimtarëve.

Në fjalën e tij, teologu Lavdrim Hamja, në rolin e sekretarit organizativ të Myftinisë Shkodër, rreshtoi disa prej pikave kryesore, që duhet të kihen parasysh në funksion të disiplinimit të organizimeve fetare e thirrëse në xhamitë tona.

Mendime të vyera dhanë edhe imamët e xhamive: Guri i Zi, Dragoç, Luarëz, Rus, Shtoj i Ri, Milan etj.