Nderohen imamë dhe muezinë shkodranë ndër vite

Ditën e xhuma, më 23 dhjetor 2016, pas namazit të iqindisë në xhaminë e Parrucës, Myftinia Shkodër organizoi një ceremoni për nderimin e një grupi imamësh dhe muezinësh shkodranë, që kanë shërbyer me përkushtim të madh gjatë këtyre 26 viteve të rimëkëmbjes së Thirrjes Islame në xhami të ndryshme të Shkodrës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, theksoi se mirënjohja është etiketë e marrëdhënieve njerëzore në Islam. Ai tha se, përkushtimi dhe angazhimi i madh i imamëve dhe muezinëve të përzgjedhur këtë vit për t'u nderuar me "Certifikatë Mirënjohjeje", është simbol i shtrenjtë frymëzues për të gjithë myftilerët, imamët dhe muezinët e kësaj kohe.

Ndërkohë, H. Fejzi Zaganjori, në një fjalë të mbajtur para të pranishëmve, vuri theksin te kushtet e vështira në të cilat punuan dhe shërbyen këta burra të palodhur në rrugëtimet drejt lartësimit të Fjalës së All-llahut dhe udhëzimeve të Hz. Muhammedit (a.s).

Në këtë ceremoni u nderuan imamët:

1. H. Selim Sykja, xhamia Ura e Shtrenjtë, 2. H. Fadil Kraja, xhamia Rragam, 3. H. Kujtim Cufaj, xhamia Shirq, 4. H. Qazim Mehja, xhamia Zues, 5. H. Xhavit Sokoli, xhamia Drisht, 6. Z. Hajrullah Jakupi, xhamia Luarëz.

Si dhe muezinët:

1. H. Metush Meta, xhamia Berdicë e Sipërme, 2. H. Latif Uraj, xhamia Ajasëm, 3. H. Nuh Uraj, xhamia Mes-Myselim, 4. H. Ahmet Brahimi, xhamia Bardhaj, 5. H. Daut Shabaj, xhamia Parrucë, 6. H. Besnik Elbasani, xhamia Parrucë, 7. H. Qemal Tafili, xhamia Perash, 8. Z. Nuh Zeka, xhamia Rus, 9. Z. Sheuki Rroji, xhamia Dërgut.