Përfundoi me sukses programi treditor me të regjistruarit për Haxhin e sivjetshëm

Përfundoi me sukses programi treditor me të regjistruarit për Haxhin e sivjetshëm

Përfundoi me sukses programi treditor me të regjistruarit për Haxhin e sivjetshëm

Haxhi është një prej pesë shtyllave të fesë islame, që tërheq vit pas viti me miliona besimtarë nga mbarë bota, që mblidhen së bashku për kryerjen e ritualeve të këtij adhurimi shumë të dashur për zemrat e besimtarëve.

Edhe sivjet, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka organizuar regjistrimet e të interesuarve nga krejt qytetet tona, që me afrimin e muajit të shenjtë Dhulhixhe bëhen gati të nisen drejt vendeve të shenjta.

Në këtë frymë, Myftinia Shkodër, gjatë periudhës 11-13 maj 2026, zhvilloi programin e trajnimit të grupit të besimtarëve muslimanë nga Shkodra, që kanë kryer procedurat e regjistrimit për Haxhin e sivjetshëm.

Programi i trajnimit i ditës së sotme u hap nga teologu Arben Halluni, i cili foli për rëndësinë, vlerën shpirtërore dhe mesazhin që përcjell Haxhi në jetën e besimtarit muslimanë.

Për gjatë këtyre tri ditëve, u zhvilluan disa seanca informuese, me shpjegimin e ritualeve të Haxhit, me pyetje-përgjigje e njohuri që i shërbejnë grupit të haxhilerëve të këtij viti.

U shfaqën edhe dy dokumentarë të përgatitur nga Myftinia Shkodër, për të nxjerrë në pah vlerat e Ujit Zemzem dhe mirësitë e Medines së Ndriçuar.

Në përmbyllje, të këtij trajnimi pati edhe një përshëndetje nga përfaqësuesi  i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Eriol Haxhiu, i cili tregoi për mënyrën dhe organizmin e Haxhit në vitet e kaluara, por edhe për organizimin e bërë për Haxhin e këtij viti, si dhe uroi haxhilerët për një udhëtim të lehtë dhe të pranuar.

Gjithashtu, sot u bë edhe shpërndarja e materialeve të Haxhit, broshura, ihramët, vizat e Haxhit, kartat dhe udhëzimet e nevojshme për grupin e haxhilerëve të Shkodrës para nisjes drejt vendeve të shenjta, të cilët do të udhëhiqen nga H. Altin Nikshiqi.