Myftiu priti Kryetarin e Shoqatës “Istanbul”

Paraditën e së mërkurës, më 1 shkurt 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një vizitë pune, Kryetarin e Shoqatës "Istanbul", z. Ridvan Seferaj.

Gjatë këtij takimi, Myftiu vlerësoi kontributin e deritanishëm të Shoqatës "Istanbul" në Shkodër, në shërbim të vlerave të Thirrjes Islame, nëpërmjet aktivitetit të gjerë, në mbështetje të arsimit, vlerave bamirëse etj.

Myftiu tha se vit pas viti, kontributet e Shoqatës "Istanbul" kanë dëshmuar për mbështetjen e vazhdueshme të aktivitetit të medresesë, si dhe bashkëpunimeve të frytshme me Myftininë Shkodër, në ruajtje dhe zhvillim të gjurmëve të traditave shekullore islame në vendin tonë.

Myftiu shprehu mirënjohjen, falënderimet dhe mbështetjen e tij për kontributin e madh të kësaj shoqate bamirëse, sidomos për gjurmët e dëshmuara në shërbim të edukimit të fëmijëve në Medesenë "Haxhi Sheh Shamia", me dy degët e saj.

Nga ana e tij, z. Seferaj, e falënderoi Myftiun për mbështetjen dhe bashkëpunimet e larmishme ndër vite, sikurse theksoi se Shoqata "Istanbul" do të vazhdojë të japë kontributet e saj në rrugën e nisur me shumë mund e sakrificë nga drejtuesit e Vakëfit "Hydaji" në Stamboll të Turqisë.

Myftiu dhe Kryetari i "Istanbul" diskutuan për disa çështje që lidhen me bashkëpunimin dypalësh.