Myftiu: “Bëhuni ensarë të fesë së All-llahut..!”

Në vazhdën e ciklit të hytbeve të xhumasë në xhaminë e Plumbit, të xhumanë e 12 janarit 2018, për të tretën javë radhazi, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vijoi me komentin e ajeteve të sures “El-Huxhurat”.

Në fillim të hytbes, Myftiu tha se është e domosdoshme të kuptojmë lidhjen që kanë dy ajetet e fundit të sures “El-Fet’h”, pararendëse e sures “El-Huxhurat”, me fillimin e kësaj sureje.

Myftiu sqaroi se në ajetin e fundit të sures “El-Fet’h”, All-llahu i Madhëruar dëshmon para gjithësisë, se: [Muhammedi është i Dërguar i All-llahut…”, menjëherë pasi mushriku Suhejl ibm Amr, nuk pranoi të nënshkruante marrëveshjen e Hudejbijes, ku ndodhej emri dhe cilësia e Hz. Muhammedit (a.s).

“Nuk e pranoi Suhejli, por All-llahu i Madhëruar e dëshmoi botërisht, se Muhammedi (a.s) është i Dërguar i Tij; ta besojë kush ta besoj dhe ta mohojë kush ta mohojë!

Nga këtu ju them, se këtë fé që e la dëshmuar Zoti i botëve dhe këtë të Dërguar që e ka dëshmuar Vetë Ai, nuk ka kush i mohon a lufton, veçse një meskin e mendjelehtë, që ka devijur rrugën e udhëzimit!

Prandaj sot, teksa shohim sesi taborrat e Suhejl ibn Amrit po bëjnë çmos të trillojnë, të shpifin e të përbaltin emrin e Islamit dhe atë të të dëshmuarit të All-llahut, Hz. Muhammedit (a.s), ju ftoj, njësoj siç pat bërë Hz. Isai (a.s) me dishepujt e tij, kur u tha: “Bëhuni ensarë të All-llahut..!”]