“Mësojmë dhe argëtohemi” me fëmijët e xhamisë së fshatit Golem dhe Shtoj i Vjetër

Ditën e martë paradite, më 25 qershor 2019, sektori i arsimit pranë Myftinisë Shkodër organizoi aktivitetin e radhës të projektit “Mësojmë dhe argëtohemi” me fëmijët e kurseve fetare të xhamisë së fshatit Golem dhe Shtoj i Vjetër.

Aktiviteti në fjalë u zhvillua në kompleksin “Zmijani” dhe u hap nga përgjegjësi i arsimit, teologu Arben Halluni, i cili pasi i njohu nxënësit me projektit u dha edhe një këshillë fetare rreth mirësive dhe begative të Islamit dhe rëndësisë që kanë kurset fetare dhe aktivitetet e ndryshme që zhvillohen me nxënësit e këtyre kurseve.

Teologu Halluni falënderoi edhe dy imamët e nderuar H. Kujtim Cufaj dhe H. Hysen Muçaj, të cilët punojnë me përkushtim dhe pasion me fëmijët e dy xhamive përkatëse, xhamisë së fshatit Golem dhe xhamisë së fshatit Shtoj i Vjetër.

Projekti “Mësojmë dhe argëtohemi” përbëhet nga këshilla të shkurtra, konkurse të vogla fetare, lojëra të ndryshme sportive dhe argëtuese.