Një natë që shkroi histori për Xhaminë Ebu Bekër Es-Siddik në Biel/Bienne
Mbrëmja e së premtes së kaluar në Xhaminë Ebu Bekër Es-Siddik në Biel/Bienne
Më 30.01.2026,
ishte një ngjarje e veçantë dhe e paharrueshme për mua si imam, për kryesinë dhe xhematin e kësaj xhamie. Ishte një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë, për nga atmosfera, organizimi dhe fryma e jashtëzakonshme e unitetit.
Programi u realizua në mënyrë të përkryer falë grupit të ilahistëve – një ndër më të mirët në vendet tona i udhëhequr nga Nusret Kurtishi, Almiri, Nafidani dhe Nderimi, të cilët me interpretimet e tyre prekën zemrat e të pranishmëve. Mbrëmjen e madhëruan edhe dy ligjëruesit e nderuar, dr. Bashkim Aliu dhe mr. Fehim Abazi, ndërsa moderimi u bë nga imami i xhamisë, Emin Odai, dhe mr. Bekim ef. Alimi, me ç’rast u krijua një ambient i mbushur me emocione qetësi shpirtërore dhe gëzim.
Ajo që përjetuam atë mbrëmje ishte vërtet e jashtëzakonshme. Çdo detaj ishte menduar me kujdes, por merita kryesore i takon xhematit tonë të dashur, i cili edhe një herë dëshmoi fuqinë e bashkimit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj shtëpisë së Allahut. Me mbështetjen e RTV Pendimit, nën drejtimin e Isak Sinanit dhe Lavdrim Munishit, gjatë kësaj mbrëmjeje u arrit të grumbullohet një shumë e konsiderueshme donacionesh.
Falënderimi ynë shkon edhe për xhamitë motra, për imamët për kryetarët dhe kryesitë e xhamiave dhe të gjithë ata që kontribuuan, qoftë me praninë e tyre apo përmes donacioneve online. Allahu i shpërbleftë të gjithë me të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
Si imam, kryesi dhe xhemat i Xhamisë Ebu Bekër Es-Siddik, shprehim mirënjohjen dhe urimet tona më të sinqerta për suksesin e kësaj mbrëmjeje dhe lusim Allahun që kjo xhami të vazhdojë të jetë gjithmonë shembull i paqes, dashurisë, harmonisë dhe unitetit në komunitetin tonë.
Allahu ju shpërbleftë të gjithëve!
Imami
bashkë me udhëheqësinë e xhamisë
01.02.2026 e diel, Biel/Bienne
(xhamiabiel Biel Bienne Swizerland)




