Myftiu priti drejtorin e Q.K. “Yunus Emre”, Shkodër

Paraditën e së hënës, më 8 korrik 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, z. Zafer Kıyıcı, drejtor i Qendrës Kulturore “Yunus Emre”, Shkodër.

Gjatë takimit u diskutua mbi çështje me interes të përbashkët, sidomos në ato që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore, ku është e mundur edhe bashkëpunimi në mesin e dy institucioneve.