Myftiu i Shkodrës: “Të ngrihemi për ruajtjen e vlerave të besimit dhe të dëbojmë të keqen nga mesi i jonë!”

Myftiu i Shkodrës “Të ngrihemi për ruajtjen e vlerave të besimit dhe të dëbojmë të keqen nga mesi i jonë!”

Myftiu i Shkodrës: “Të ngrihemi për ruajtjen e vlerave të besimit dhe të dëbojmë të keqen nga mesi i jonë!”

Nëpërmjet dersit të ditës së xhuma, mbajtur në xhaminë e Fushë Çelës, më 12 shtator 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, iu drejtua besimtarëve me disa mesazhe shumë të rëndësishme, që lidhen dhe burojnë nga komentimi i ajetit 41 të sures Err-Rrum dhe që kanë të bëjnë me përditshmërinë e qytetarëve shkodranë, por jo vetëm.

Duke u përqendruar tek ajeti kur’anor: “Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të kësaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat)”, Myftiu hodhi dritë mbi kuptimet, domethënien dhe mesazhet, që përcjell ky ajet i madhërishëm kur’anor tek besimtarët deri në ditën e fundit.

Ndër të tjera tha: “Jetojmë në një qytet, që Zoti e ka begatuar me pasuri të natyrore të pafund. Njerëzit deri vonë jetonin me besën e tyre, e ruanin amanetin e tyre, e ruanin zotnillëlkun e tyre. Qytetaria e shkodranëve është përmendur ndër shekuj, besa e shkodranëve, besimi i tyre ndershmëria e tyre, pastërtia e tyre, deri hasmin kur i ka trokitur në derë e kanë strehuar..!”

“Sikurse bëjmë thirrje të aktivizohet shpirti i asaj, që njihet në qytetin tonë, shpirti i dyerve të mëdha, që sot s’para ekzistojnë, as nga dyer të mëdha, e sa nga njerëz të mëdhenj, por ka njerëz të vegjë, që kanë nevojë të bëjnë teube dhe të kthehen nga Zoti. Kemi nevojë me aktivizuar shpirtin e besimit, e shpirtin e dyerve të mëdha, që ruajnë tabanin e traditës e të vlerave islame, qytetare e kombëtare, e respektonin dhe donin njëri-tjetrin, e jepnin besë, e jepnin bukë, e jepnin ndihmë, e jepnin shpirtin kushdo që kishte nevojë, dhe jetuan me faqe të bardhë e u larguan me faqe të bardhë, dhe i kujtojmë sot me faqe të bardhë!”

Mesazhi i Myftiut u ndoq me vëmendje edhe nga mendiat lokale, por jo vetëm, që transmetuan mesazhet e tij në edicionet e ndryshme të lajmeve ditore.

Ligjëratën e plotë të mbajtur nga Myftiu i Shkodrës e gjeni në linkun e mëposhtëm.