
Nis cikli i ligjëratave me temë: “Si të ishte një copë Hëne!”
Me rastin e Mevludi Sherifit, përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), Myftinia Shkodër ka planifikuar, që në mesin e aktiviteteve të larmishme të këtij viti të jetë edhe cikli i ligjëratave me temë: “Si të ishte një copë Hëne!”.
Në harkun kohor prej 8 – 18 shtator 2025, do të transmetohen live nëpërmjet rrjeteve sociale të Myftinisë Shkodër, TvRozafa dhe Radio Jehona, ligjërata që kanë për qëllim informimin e masës së besimtarëve e më gjerë me cilësi dhe veçori të spikatura të Hz. Muhammedit (a.s), në disa këndvështrime.
Pjesë e këtij cikli, që nisi ditën e hënë, më 8 shtator 2025, do të jenë teologët e nderuar: H. Arben Halluni, H. Anis Agovi, H. Durim Kasemi, H. Ardit Ulqinaku, H. Naim Drijaj, Vaizja Zamira Bushati (Puka), H. Besim Barbullushi dhe H. Adil Cukali, të cilët do të kenë mirësinë të ligjërojnë rreth këtyre temave: “Vlera e dijes përmes haditheve të Pejgamberit (a.s)”, “Pastërtia e Pejgamberit (a.s)”, “Ndershmëria e Pejgamberit (a.s)”, “Drejtësia e Pejgamberit (a.s)”, “Morali i Pejgamberit (a.s)”, “Hz. Pejgamberi (a.s) si bashkëshort”, “Hz. Pejgabmeri (a.s) si gjysh”, “Adhurimi i Pejgamberit (a.s)”.
Myftinia Shkodër fton besimtarët që të bëhen pjesë e këtij cikli ligjëratash për të përfituar sa më shumë dhe për ta shpërndarë mirësinë e këtyre ligjërimeve edhe tek të tjerët.