Grupe të mëdha haxhilerësh nga mbarë bota drejtohen për në Qabe

Sipas të dhënave paraprake të marra nga faqja zyrtare e principatës së Medines së Ndriçuar, ditën e hënë, më 29 korrik 2019, deri në këto momente, pak ditë para fillimit të muajit Dhul-hixhe 1440, në vendet e shenjta kanë mbërritur 1.084.762 haxhilerë, nga të gjitha pikat kufitare, ajrore, detare dhe tokësore.

Prej tyre, 1.020.562 nga rrugët ajrore, 53.842 nga rrugët tokësore dhe 10.358 nga rrugët detare.

Dyndja e madhe pritet të ndodhë gjatë fundjavës që vjen, ku haxhilerë të shumtë nga mbarë bota kanë rezervuar drejt Arabisë Saudite për kryerjen e ritualeve të Haxhit të sivjetshëm.

Me mbarësinë e All-llahut, grupi i haxhilerëve të Shkodrës, pritet të niset për në Xhida, ditën e enjte, më 1 gusht 2019, datë që përkon edhe me mbarimin e muajit Dhul-kade dhe fillimin e muajit Dhul-Hixhe 1440.