Myftiu inspektoi rikonstruksionin e xhamisë Ganjollë

Paraditën e së martës, më 27 gusht 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi një inspektim për të parë punimet që po kryhen për rikonstruksionin e xhamisë së fshatit Ganjollë, në zonën e Gurit të Zi.

Myftiu falënderoi imamin e xhamisë, H. Erion Hasmegaj për përkushtimin e tij në shërbim të xhamisë dhe komunitetit të zonës dhe banorët e fshatit, të cilët me shpirtin e tyre bamirës por realizojnë riparimin e xhamisë së tyre, duke i dhënë asaj një pamje të bukur dhe bashkëkohore.

Rikonstruksioni i xhamisë së fshatit Ganjollë po realizohen në vazhdën e marrëveshjes së Myftinisë Shkodër me Shoqatën “Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi”.

https://www.facebook.com/myftiniashkoder1990/videos/2375211556033717/