Paraditën e së hënës, më 26 gusht 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një inspektim për të parë nga afër punimet për qendrën e re islame të zonës së Shirqit.
Xhamia dhe klasat e saj, janë një projekt që po zbatohet falë bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Fondacionin “Mirësia”, me fonde bamirëse nga Shteti i Kuvajtit.
Gjatë inspektimit të sotëm, Myftiu dha edhe një video-mesazh, nëpërmjet të cilit shprehu kënaqësinë e tij për këtë realitet të ri, që gëzon krejt besimtarët e kësaj zone dhe përtej saj.
Ndër të tjera, Myftiu tha: “Zhurma e punës dhe angazhimi i punëtorëve për të përfunduar xhaminë e re, më sjell ndër mend momentin kur Pejgamberi i jonë (a.s.) erdhi në Medine dhe, puna e parë që bëri kur mbërriti në atë qytet të bekuar ishte ndërtimi i xhamisë… Sa shkojmë në Kuba dhe e falemi ty, e ndjejmë prekjen e duarve të Pejgamberit (a.s.) në çdo vend… I lutemi All-llahut të Madhëruar të begatojë kontributin e atyre që punojnë për lartësimin e fesë së All-llahut!”
Myftiu shprehu falënderimet e tij edhe për të nderuarin, z. Korab Kaja, drejtor i Fondacionit “Mirësia” për këtë kontribut të madh në rrugën e ngrotjes së xhamisë së re më Shirq.