Adhurime dhe lutje në Natën e Kadrit

Të xhumanë, më 1 korrik 2016, në të gjitha xhamitë e Shkodrës u zhvilluan lutje dhe adhurime, me rastin e Natës së Kadrit.

Pas namazit të jacisë e deri në kohën e namazit të sabahut, u organizuan biseda fetare mbi vlerën dhe madhështinë e Natës së Kadrit, mexhlise dhikri, salavate, adhurime individuale e me xhematë, lutje e përgjërime drejtuar All-llahut, Zotit të vetëm të gjithësisë.

Ceremonitë fetare të kësaj Nate mblodhën shumë të rinj e të reja përreth xhamive tona, që dëshmuan shpirtin e besimit të rinisë tonë muslimane.

Me rastin e kësaj Nate të Madhe, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, dha një mesazh urimi për krejt ymmetin islam, drejtpërdrejt nëpërmjet njërit prej kanaleve sociale live të televizionit Al-Jazeera.

Myftinia Shkodër shpreh mirënjohjen e saj për krejt besimtarët që morën pjesë në këto ceremoni, si dhe vlerëson maksimalisht praninë e madhe të rinisë në xhami, si një shenjë bekimi për Shkodrën dhe shoqërinë tonë!