Myftiu i Shkodrës, mesazh kundër keqpërdorimit të termave të besimit dhe fesë!

Myftiu i Shkodrës, mesazh kundër keqpërdorimit të termave të besimit dhe fesë!

Nëpërmjet një mesazhi publik, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, tërhoqi vëmendjen drejt një fenomeni, trashëgimi e periudhës komuniste, kur njerëzit shanin e talleshin me termat e besimit e të fesë.

Myftiu theksoi se keqpërdorimi i emrit të madhërishëm të Zotit të gjithësisë, të dërguarve të Tij, Kur’anit Famëlartë e librave të shenjtë, është prej gjynaheve të mëdha në Islam.

Ai theksoi gjithashtu se, nëpërmjet Kur’anit Famëlartë, muslimanët edukohen që të jenë të kujdesshëm edhe në marrëdhënie me të tjerët dhe besimet e tyre, për të cilët janë urdhëruar që të mos shajnë e poshtërojnë atë çfarë ata adhurojnë.

Në mesazhin e tij, Imam Muhamed B. Sytari, bëri thirrje që njerëzit të jenë të kujdesshëm në të folur, në momente zemërimi, por edhe në përdorimin e rrjeteve sociale, duke mos prekur shenjtëritë e tjetrit, as duke keqpërdorur termat e besimit dhe të fesë.

* Për më shumë, linku në vijim: