Nisi trajnimi 10 javor i imamëve të Myftinisë Shkodër

Paraditën e së hënës, më 29 qershor 2020, nisi trajnimi 10 javor i imamëve të Myftinisë Shkodër.

Ligjërata e parë u mbajt nga teologu Idmir Plaku, imam i xhamisë “Ebu Bekër”, i cili trajtoi temën me titull: “Mjetet e informacionit dhe Thirrja Islame”.

Ky cikël i ri i ligjëratave, që pasohen nga bashkëbisedimi dhe pyetjet drejtuar ligjëruesit, do të vazhdojë për 10 javë, duke bërë të mundur që ligjërues të ndryshëm nga Shkodra dhe jashtë saj, të kenë mundësinë të trajtojnë tema me dobi për nivelin e imamëve dhe thirrësve tanë.