Ne jemi muslimanё dhe jemi krenarё qё jemi muslimanё!

Tё gjitha falёnderimet e plota dhe madhёshtia absolute i takojnё vetёm All-llahut, Zotit tё vetёm tё botёve, Poseduesit tё gjithçkaje, Krijuesit Fuqiplotё, Furnizuesit, Atij qё kur dёshiron diçka urdhёron: “Bёhu” dhe ajo bёhet! Salavatet dhe selamet mё tё pёrzemёrta ia dёrgojmё sot nё kёtё ditё tё begatё dhe nё çdo ditё tё jetёs tonё, mё tё dashurit tonё, zotёrisё sё bijve tё Ademit, Hz. Muhammedit (a.s), atij qё do t’i prijё njerёzimit me flamurin e falёnderimit ndaj All-llahut, drejt xhenneteve tё Tij, në jetën e përtejme! Tё dashur vёllezёr, tё nderuara motra, Sot, nё kёtё ditё tё parё tё Muajit tё begatё Rexheb tё vitit 1437, me rastin e hyrjes nё atmosferёn e Tre Muajve tё Mirё; Rexheb, Shaban dhe Ramazan, dua t’ju uroj me zemёr dhe t’ju pёrgёzoj, ju dhe veten time, qё Zoti i gjithёsisё na e dha edhe njё herё mundёsinё e pёrjetimit tё kёsaj mirёsie tё madhe, nё tё cilёn pёrfshihemi tё gjithё ne dhe bota mbarё, nё kёtё periudhё tё shtrenjtё tё vitit. Sot, tё gjithё ne kemi nevojё pёr tё rishikuar marrёdhёnien tonё me Zotin e gjithёsisё, me Krijuesin e vetёm tё galaktikave, tё tanёsisё, All-llahun e Madhёruar. Ditёt dhe netёt e kёsaj periudhe tremujore, janё njё mundёsi mё shumё, qё secili prej nesh tё rishikojё nё thellёsinё e zemrёs sё tij, pёr tё gjetur mirёsitё e besimit, si dhe pёr tё llogaritur gabimet e njё viti qё shkoi. Ne si muslimanё jemi tё ftuar sot, tё zbulojmё mё tё mirёn e udhёzimit hyjnor nё veten tonё, ta pёrhapim me sa tё kemi mundёsi nё realitetet e hirta tё shoqёrisё sё sotme shqiptare, qё pёrkthejnё qartazi mosbesim dhe devijim nga busulla  e udhёzimit hyjnor. Sepse, Shqipёria jonё e shtrenjtё, ka mё shumё se kurrё nevojё sot, pёr Islamin dhe muslimanёt, pёr mёsimet e Kur’anit dhe Traditat e Hz. Muhammedit (a.s), pёr kontributin tuaj, pёr ndihmёn tuaj, pёr shpirtin tuaj, pёr mirёsinё dhe dritёn tuaj! Shqipёria jonё e shtrenjtё lёngon sot, nga mungesa e moralit islam nё realitet e saj, nga pёrpjekjet pёr t’ia ndryshuar me çdo kusht identitetin e saj tё besimit dhe nёnshtrimit para vullnetit dhe udhёzimit tё Zotit tё vetёm tё gjithёsisё! Vendi ynё, qё e kemi amanet tё shenjtё, na thёrret, o muslimanё! Shqipёria jonё e shtrenjtё sot, lёngon pёrhapjen e shthurjes, krimin nё familje, drogёn dhe bimёt narkotike, alkoolin dhe imoralitetin, pёrpjekjet pёr ta bёrё tё bardhёn tё zezё dhe tё zezёn tё bardhё, edhe nga foltoret e tribunave mё tё larta tё kombit, korrupsionin dhe padrejtёsitё, shkeljen e pronёs legjitime dhe nёpёrkёmbjen e pronarёve tё rregullt, pёrhapjen e divorceve pёr shkak tё tradhёtisё bashkёshortore, abortet pёr shkak tё lidhjeve ilegjitime, humbjen e kohёs dhe vrasjen e shpresёs, sidomos tek rinia jonё, abuzimin me tekstet shkollore dhe edukimin e mbrapshtё tё fёmijёve tanё, laicizmin e neveritshёm selektiv dhe nёpёrkёmbjen e tё drejtave tё muslimanёve dhe muslimaneve praktikante, veçmas! Shqipёria jonё e shtrenjtё ju thёrret, o muslimanё, o bij tё kёsaj toke tё bekuar, o besnikё tё Fjalёs sё All-llahut, o pasues tё bindur tё Mёsimeve tё Hz. Muhammedit (a.s)! Mos t’ia kthejmё shpinёn hakut tё Shqipёrisё sonё ndaj nesh, mos t’ia kthejmё shpinёn urdhёresave hyjnore pёr ta ndёrtuar tokёn, pёr ta zhvilluar jetёn, pёr tё ndёrtuar ura komunikimi tё sinqerta me vёllezёrit tanё tё kёsaj vendlindjeje tё pёrbashkёt, pёr tё kontribuar pa kursim pёr zhvillimin e Thirrjes sё Shenjtё Islame nё kёtё vend dhe pёrtej kufijve tё tij! Tё dashur e tё shtrenjtё vёllezёr dhe motra besimtarё, Sot ёshtё koha, qё secili prej nesh tё ngrihet e tё mos bёhet palё me tё keqen, t’ia mbyllё dyert shejtanit dhe tё mos bёhet aleat i tij, sepse ai ёshtё armik i hapur i racёs njerёzore; urdhёron pёr skamje, pёr shthurje, pёr mosbesim, pёr pabesi e dinakёri, pёr abuzim me vlerat e tolerancёs dhe shkelje tё rregullave tё harmonisё, pёr shirk dhe idhujtari, pёr kopraci dhe dembelizёm, pёr abuzim me kohёn dhe mbytjen e saj pa asnjё dobi, pёr pёrçarjen nё mesin e antarёve tё familjes sё madhe tё besimit, pёr denigrimin e prijёsve tanё fetarё nё sytё e vetё besimtarёve, qё tё mbeten si bashkёsi pa prijёs, pёr mosbindjen ndaj All-llahut dhe mospasimin e traditave dhe mёsimeve tё Hz. Muhammedit (a.s) dhe tё dёrguarve tё Zotit, pёr shumё e shumё! Prandaj tё pёrgatitemi me forcёn e besimit, krenarinё e tij dhe bindjen ndaj All-llahut tё Madhёruar, nё pёrballjen tonё me tё keqen dhe partizanёt e saj! Kёsisoj, kёdo qё tё shihni se po kryhen me besnikёri mёsimet dhe udhёzimet e shejtanit, konsiderojeni shejtan, prej tё cilit duhet distancuar dhe me tё cilёt duhet t’i ndajmё rrugёt tona! Ne jemi muslimanё, nuk jemi tё droguar! Ne jemi muslimanё, nuk jemi tё alkoolizuar! Ne jemi muslimanё, nuk jemi imoralё! Ne jemi muslimanё, nuk gёnjejmё! Ne jemi muslimanё, nuk i bёjmё shirk All-llahut, duke iu pёrulur a nёnshtruar dikujt tjetёr pos Tij! Ne jemi muslimanё, mbjellim kudo paqe dhe mёshirё! Ne jemi muslimanё, duart tona janё tё shtrira ndaj kujtdo qё dёshiron me sinqeritet dhe dinjitet tё ndёrtojё vlerat e harmonisё dhe tolerancёs ndёrfetare! Ne jemi muslimanё, e vlerёsojmё kohёn dhe e kemi aleat tё fuqishёm nё rrugёtimet tona drejt shkencave dhe thellimit nё dije e pёrparim! Ne jemi muslimanё, jemi tё pastёr, jemi tё paqtё, jemi bujarё e bёmirёs, jemi njё familje e madhe, ku tё gjithё janё vёllezёr dhe, ku secili dёshiron pёr tjetrin atё qё dёshiron pёr veten e tij! Ne jemi muslimanё dhe jemi krenarё qё jemi muslimanё! Tё dashurit e mi, Kёto ditё dhe netё janё ditёt dhe netёt e Teuhidit, janё thirrje tё pёrbotshme, qё njerёzimi tё zgjohet nga koma e idhujtarisё, nga prekjet vrastare tё shirkut, qё ёshtё pёrhapur nё masё, nga haramet, qё kanё pёrfshirё kudo shoqёrinё tonё, sidomos alkooli, shthurja e grave, hutimi i rinisё, neglizhenca ndaj adhurimeve dhe kopracia pёr tё bёrё mirё! Le tё pendohemi e tё kёrkojmё falje para duarve tё Zotit tё gjithёsisё, tё na pastrojё zemrat, tё na udhёzojё mendjen e mendimet, tё na dritёsojё rrugёt e jetёs, tё na dhurojё durimin dhe ndjesinё e pёrgjegjёsisё pёr tё jetuar me krenari si muslimanё tё pёrkushtuar, krenarё me identitetin islam, krenarё me çdo ajet tё Kur’anit Famёlartё, krenarё me udhёzimet dhe mёsimet e Hz. Muhammedit (a.s), krenarё me historinё e lavdishme tё ymetit islam ndёr shekuj, krenarё pёr historinё tonё tё lavdishme si shqiptarё, kur pёr mbi pesё shekuj drejtuam botёn dhe pёrhapëm kudo Dritёn e besimit dhe udhёzimin e pastёr nё Njё Zot, tolerancёn ndaj jomuslimanёve, mёshirёn ndaj krijesave tё Zotit, nё periudhёn e artё tё hilafetit osman, ku ne ishim prijёs krenarё! Le tё shfrytёzojmё ditёt dhe netёt e kёsaj periudhe tremujore pёr t’u kthyer te krenaria e jonё, te besimi ynё, te Islami ynё, te Kur’ani qё na bashkon, te thirrjet dhe lutjet e pejgamberit tonё (a.s), qё na donte tё bashkuar, nё unitet, nё harmoni, nё vёllazёri, dorё pёr dore duke ndёrtuar vlera, dorё pёr dore duke mbjellur paqe dhe siguri, dorё pёr dore duke dhuruar mёshirё dhe bujari, dorё pёr dore duke investuar pёr njё tё ardhme mё tё garantuar pёr fёmijёt tanё, Shkodrën dhe Shqipёrinё tonё tё shtrenjtё! Motra tё nderuara dhe ju vёllezёr tё shtrenjtё, Tre Muajt e Mirё, qё nisin sot, janё mundёsi e madhe pёr tё rregulluar ekuilibrat e identitetit dhe ndёrgjegjes nё jetё! Janё njё mundёsi e artё, qё muslimani tё paqtohet me vёllezёrit e tij, tё shtojё aktivitetin bёmirёs, tё rregullojё marrёdhёniet familjare e farefisnore, tё kontrollojё edukimin e fёmijёve tё tij, tё urdhёrojё kudo pёr tё mirё dhe tё ndalojё tё keqen, me sa tё ketё mundёsi! Kёta Tre Muaj, janё njё mirёsi e madhe nga Zoti i gjithёsiё, qё na fton drejt mёshirёs dhe bujarisё sё Tij pёr tё regulluar secili prej nesh marrёdhёnien e tij me Krijuesin e vet, nё fshehtёsinё e tij dhe nё marrёdhёnie me krijesat e Zotit; prandaj mos e humbni kohёn me debate shterpё e pёshpёrima qoshkesh, mos e humbni kohёn, sepse çdo ditё e çdo natё e kёsaj periudhe ёshtё Ditё e Mirё e Natё e Mirё, ku adhurohet All-llahu i Madhёruar dhe afrohet drejt Mёshirёs dhe dashnisё sё Tij me vepra tё mira, me rregullimin e nijetit, me kufizimin e fjalёve, me mostejkalimin e caqeve tё etikёs dhe edukatёs islame nё jetё! Tё dashur e tё shtrenjtё besimtarё, Sot, teksa dilni nga xhamia, pas faljes sё namazit tё kёsaj xhumaje tё begatё dhe lutjeve tё kёtij tubimi, urone njёri-tjetrin, shtrёngoni duart e dhuroni buzёqeshje nё fytyrёn e njёri-tjetrit, pёrhajrojeni vёllai-vёllanё e motra-motrёn, qё All-llahu i Madhёruar na e mundёsoi sërish tё jemi pjesё e kёsaj mrekullie tё pёrvitshme besimi qё quhet; Tre Muajt e Mirё! Ju dua pёr hir tё All-llahut dhe lutem pёr ju, edhe ju luteni pёr mua! Vel-hamdulil-lahi rabbil-alemin!

Imam Muhamed B. Sytari Myfti i Zonës Shkodër (Hytbe e mbajtur në xhaminë e Parrucës) Shkodër, më 8 prill 2016