Paraditën e së mërkurës, më 30 mars 2022, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt e vëllazëror drejtuesit e Agjensisë UMTA, me qendër në Shkodër.
Gjatë takimit, Myftiu u interesua për zhvillimet e reja që lidhen me Umren e këtij viti dhe pritshmëritë për ditët e Ramazanit dhe më tej.
Ai falënderoi drejtuesit e kësaj agjensie të re dhe agjensive të tjera që ofrojnë shërbimet e dëshiruara për besimtarët e shumtë që iu rikthyen ritualeve të Umres, pas kohëve të vështira të bllokimit dhe masave të rrepta për shkak të pandemisë.
Drejtuesit e Agjensisë UMTA, teologët Ardit Hoxha, Ensar Avdi Ismalaj dhe Ervin Juku e informuan Myftiun edhe për përkushtimin e umrexhive shkodranë dhe përmallimin për vendet e shenjta dhe adhurimet në dy xhamitë kryesore të botës islame.