Paraditen e të enjtes, më 31 mars 2022, Myftinia Shkodër organizoi një tribunë fetare, për motrat besimtare të zonës së Postribës, titulluar: “Buqetë emocionesh në prag Ramazani”.
Ky aktivitet në prag të Muajit të Begatë të Ramazanit, përcolli mesazhe, këshilla fetare dhe emocione tek besimtaret e shumta, të cilat ishin të pranishme në këtë aktivitet me vlera dhe me dobi.
Programi i këtij aktiviteti ishte ndërthurur me lexime nga Kurani Famëlartë, me ligjërata të mbajtura nga vaizet dhe teologet e Myftinisë së Shkodrës, znj. Ferzet Ndoja, znj. Jetmira Plaku dhe znj. Zamira Bushati, si dhe me ilahi të ndryshme e poezi, që u përcollën me mjeshtëri nga vajzat e reja aktiviste.
Myftinia Shkodër ju uron: “Me zemër të mirë Muajin Ramazan!”