Myftinia Shkodër shpërndan pakon ushqimore të Ramazanit për para-tetraplegjikët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

Myftinia Shkodër shpërndan pakon ushqimore të Ramazanit për para-tetraplegjikët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

Sot u bë shpërndarja e rreth 100 pakove ushqimore për personat para-tetraplegjikë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Këto pako janë fryt i bashkëpunimit, tashmë të përvitshëm me Helpin Hand for Relief and Development, USA, përmes së cilës këtë vit kemi siguruar 250 pako ushqimore të Ramazanit, që do t’u shpërndahen njerëzve dhe familjeve në nevojë.

Myftinia Shkodër falënderon shoqatat dhe fondacionet e ndryshme, që kanë kontribuuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë me projekte të larmishme bamirëse gjatë Ramazanit, por jo vetëm.